Hapësire reklamuese

Rajoni

Theren 4 nxënës në shkollën e mesme teknike, policia arreston dy persona

Shkruar nga Newsbomb

Katër nxënës sot janë therur me thikë në shkollën e mesme teknike në Poklek të Drenasit në Kosovë, ka njoftuar policia kosovare.

Rreth orës 13:15, policia ka marrë informacionin se në fshatin Poklek në Drenas, saktësisht në afërsi të shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave, thuhet në komunikatë.

Me këtë rast janë therur katër persona, ndërsa janë arrestuar dy të tjerë. Të lënduarit janë:

A. Q, mashkull , 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

A. V, mashkull , 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

V. N, mashkull , 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

S. Q, mashkull , 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Të lënduarit janë dërguar për tretman në QKUK.

Policia për këtë rast ka arrestuar dy persona, të cilët janë:

V. H, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

 T. H, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Ndaj të dy të dyshuarve pas marrjes së autorizimit nga ana e Prokurorit të shtetit, policia ka shqiptuar masën e ndalimit policor për 48 orë, për veprën vrasje në tentative.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.