Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Themeluesja e PD ndalon Bashën në mes të rrugës: Dua të më bësh vetëm një nder se kam hall, dua të bëj në Sarandë një…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar sot në Tiranë takime në zona të ndryshme me qytetarë të ndryshëm duke i motivuar ata që të dalin masivisht në votime dhe të votojnë nr.9.

Duke ecur në rruhë në njësinë nr.4 në Tiranë, Bashën e ndaloi një e moshuar e cila i tha se ajo vetë kishte themeluar PD në vitin 1990 në Delvinë të Sarandës.

Teksa mundohej të dëgjohej mbi britmat e qytetarëve, ajo i kërkoi Bashës që t’i mundësonte dializën në Sarandë, pasi ajo nuk kishte mundësi të shkonte.

Zonja: Kisha dy llafe për t’ju thënë mund të ulemi të themi dy fjalë?

Basha: Siç e kemi planifikuar.

Zonja: Unë jam nga Delvina dhe jetoj me qira këtu, vetëm dua më bësh në Sarandë një dializë se nuk iki dot se jemi me qira prandaj.

Basha: Me qetësi me ngadalë.

Zonja: Hajde të puth te balli.

Basha: Jo të mbajmë distancë. Të falenderoj nga zemra.

Zonja: Vetëm kaq dua një dializë në Sarandë.

Basha: Merrja numrin dhe emrin zonjës se ka një problem specifik, që ta ndjekim. Zgjidhja e problemit vjen pas 25 prillit.

Zonja: Po patjetër! S’po them sot unë. Ti o zot ta marrësh të bëhesh mbret. Kam ardhur nga Delvina këtu dhe s’kam mundësi bëhet një ditë po një ditë jo, nuk ia dal dot. Unë kam themeluar PD në Delvinë që në 1990.  

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img