Hapësire reklamuese

Bota

Themeluesja e ‘Black Live Matter’ blen vilën 1.4 milionë dollarë në lagjen ku dominojnë të bardhët, gazetari: Do që të ketë komshinj dhe policë të bardhë që të ankohet

Shkruar nga Newsbomb
Themeluesja e ‘Black Live Matter’ blen vilën 1.4 milionë

Bashkëthemeluesja e “Black Live Matter”, Patrisse Cullors ka blerë një shtëpi prej 1.4 milionë dollarësh në Los Angelos, në një lagje me persona të bardhë.

Shtëpia e Cullors është e përbërë nga tre dhoma gjumi, tre banjo në Topanga Canyon, të kompletuar me një shtëpi të veçantë për mysafirë dhe një oborr të gjerë. Shtëpia përshkruhet në listën e pasurive të patundshme se ka 'një dhomë të madhe të shkëlqyeshme me tavane të harkuar dhe me rreze', shkruajnë mediat e huaja.

Mirëpo, përveç gjithë këtij luksit nga i cili rrethohet ajo është fqinje me pothuajse të gjithë banorët e bardhë. Në kodin e regjistrimit rezulton se 88% e banorëve janë të bardhë dhe vetëm 1.8% me ngjyrë.

Disa kritikë argumentuan se jetesa në një shtëpi prej më shumë se një milionë dollarëshe ishte në kundërshtim me misionin e saj të drejtësisë sociale. Jason Whitlock, një gazetar sportiv, përmes një postimi në Twitter ka thënë se duke ditur këtë fakt ajo përsëri zgjodhi këtë ndërtesë.

“Ajo kishte mundësi të zgjidhte se ku të jetonte. Ajo zgjodhi një nga vendet me popullsinë më të bardhë në Kaliforni. Ajo do të ketë policët e saj të bardhë dhe njerëzit e bardhë për t'u ankuar. Kjo është një zgjedhje”, shkruan ai.

Sondazh

Poll