Hapësire reklamuese

Politikë

Themeluesi i PD thirrje kandidatëve për kryetar: Në Parti po krijohet një klimë anti-amerikanizmi pas vendimit për Berishën, kjo është damkë ogurzezë për ne

Shkruar nga Newsbomb
Themeluesi i PD thirrje kandidatëve për kryetar: Në Parti po

Zenel Hoxha, ndër themeluesit e Partisë Demokratike, thotë se në selinë blu po krijohet një klimë anti-amerikanizmi, pas vendimit të DASH për të shpallur ish-kryeministrin Sali Berisha person “non grata” në SHBA.

“Në mos kryetari aktual ilegjitim, të paktën kandidatët e tjerë në konkurrim për 13 qershorin duhet të shprehen qartazi kundër një gangrene anti-amerikane që do kishte pasoja për PD-në dhe për vendin. Dhe për ta realizuar këtë, ata do duhet fillimisht të shprehen për lakmuesin e këtij fenomeni”, shkruan ndër të tjera Zenel Hoxha.

Shkrimi i plotë i Hoxhës:

DEMONIZIMI I ALEATËVE TË KOMBIT TONË, DAMKË OGURZEZË PER PD

Këto ditë kam parë me keqardhje dhe shqetësim të thellë përpjekjet për krijimin e një fryme ose klime anti-amerikanizmi në Partinë Demokratike. Njoftimi i Departamentit të Shtetit dhe Sekretarit Antony Blinken ishte lakmuesi kryesor i kësaj shfaqjeje, por jo i vetmi.

Ky është një zhvillim i dëmshëm për vetë orientimin dhe fatin e Partisë Demokratike si partia më pro-perëndimore në skenën politike shqiptare të tranzicionit. Demonizimi i aleatëve tanë dhe skepticizmi ndaj investimit amerikan në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri rrezikon të tejkalojë qejfmbetjet virtuale dhe të degradojë në qëndrime të hapura. Kjo do të minonte besimin e miqve tanë e të shumicës së popullit shqiptar dhe do të linte një damkë ogurzezë për PD-në.

Prandaj nevojitet që sa më shpejt të ketë një qëndrim të qartë ndaj këtij fenomeni shkatërrues. Në mos kryetari aktual ilegjitim, të paktën kandidatët e tjerë në konkurrim për 13 qershorin duhet të shprehen qartazi kundër një gangrene anti-amerikane që do kishte pasoja për PD-në dhe për vendin. Dhe për ta realizuar këtë, ata do duhet fillimisht të shprehen për lakmuesin e këtij fenomeni.

Të gjithë deri më tani kanë fshehur kokën si struci, duke filluar nga Lulzim Basha që e ka këtë strategji si metodë pune. Por PD nuk ka nevojë për njerëz që i fshihen vështirësive dhe përgjegjësive, por për njerëz të gatshëm të kundërshtojnë çdo dukuri të dëmshme për partinë dhe për vendin, edhe kur ky kundërshtim mund të ketë kosto politike, vetëm për Shqipërinë!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.