Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Themeluesi i PD nuk ndalet me akuzat për Bashën: Ekskursioni i TURPIT mbulohet me buzëqeshje sikur s’kanë humbur (E PLOTË NË BRENDËSI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zenel Hoxha, themelues i degës së parë të PD në Tiranë në 1990 që ka kërkuar që në krye të herës dorëheqjen e kreut aktual të PD Lulzim Basha pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, analizon turin e kryedemokratit nëpër Shqipëri për të gjetur fajtorët e humbjes, raporton newsbomb.al.

Zenel Hoxha, aktualisht në krye të dhomës shqiptaro-britanike të Tregtisë thotë se Basha duhet të pranonte përgjegjësinë e dështimit si një lider me vision perëndimor, por po mban peng PD dhe po tërheq zvarrë demokratët.

Postimi i Zenel Hoxhës

ESKURSIONI (TURI) I TURPIT

Në vend që të jepte dorëheqjen e parevokueshme dhe të pranonte përgjegjësinë e dështimit më të turpshëm në historinë 30-vjeçare të PD-së, Lulzim Basha vendosi të zgjasë agoninë duke ndërmarrë një tur turpi. Në Tiranë, në Durrës, në Lezhë, demokratët që punuan pareshtur për të sjellë ndryshimin dhe që u lanë në baltë nga mungesa e vizionit të drejtuesve, sot detyrohen nga ky kryetar në largim që të buzëqeshin dhe të sillen sikur humbja nuk ka ndodhur.

Në vend që të largohej me dinjitet duke ndjekur modelet perëndimore të cilave u janë referuar gjithmonë demokratët e vërtetë, Lulzim Basha po e mban peng PD-në dhe po i tërheq zvarrë demokratët nëpër turin e humbjes. Mbështetur nga individë pa histori dhe kontribute në Partinë Demokratike, sot ai po përpiqet të uzurpojë Partinë Demokratike.

Lulzim Basha mund të tregonte guxim dhe lidership duke bërë një mea culpa dhe u tërhequr, por ai preferon të hiqet si zot shtëpie dhe të tërheqë vëmendjen me një tur akuzash ndaj armiqve të vërtetë dhe imagjinarë, a thua se shqiptarët dhe demokratët kanë ende kohë për të humbur.

Pas tetë vitesh opozitë, Partia Demokratike do të vazhdojë të vuajë pafuqinë përballë kësaj qeverie për hir të rrugës pa krye ku e drejtoi strategjia e gabuar e Lulzim Bashës. Pas tetë vitesh, shqiptarëve nuk iu ringjall dot shpresa dhe ai duhet të mbajë përgjegjësi personale për këtë. PD ishte aty përpara se të vinte ai dhe do vazhdojë të jetë dhe shumë kohë pasi ai të ikë.

Zenel Hoxha

Themelues i PD

Anëtar i Komisionit Nismëtar

Kryetar i parë i Degës PD Tiranë

12.12.1990

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img