Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
36 %
3.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
33 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Themeluesi i PD me kritika: Sot po na e shesin humbjen si fitore! PD gjithnjë ka bërë garë me të ardhmen, sot po e bën me veten

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një nga themeluesit e Partisë Demokratike vijon të bëjë kritika të forta për liderin Lulzim Basha dhe vetë strukturat e brendshme të partisë, pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Me anë të një shënimi në Facebook, Zenel Hoxha thotë se PD-ja nuk mund të ringrihet nëse nuk hapet, duke kujtuar se ajo gjithmonë ka qenë në garë për të kapur të ardhmen, ndërsa sot po garon me vetveten.

Anëtari i komisionit nismëtar “sulmon” ashpër dhe drejtpërdrejt eksponentët e PD-së që për të justifikuar humbjen thonë që “ka pasur rritje”, mirëpo ishte vetë Basha ai që e rrëzoi partinë.

“Partia Demokratike është partia që lindi për të thyer kultin e individit dhe prandaj duhet të refuzojë të gjitha përcapjet e kamikazëve politikë për ta mbjellë dhe imponuar atë në PD”, shkruan Zenel Hoxha në rrjete sociale.

Shënimi i plotë

Ky është momenti që do përcaktojë jo vetëm katër vitet e ardhshme të Partisë Demokratike, por edhe 10 vitet e ardhshme të Shqipërisë.

Ringritja e Partisë Demokratike nuk mund të bëhet pa hapjen e partisë, krijimin e një koalicioni të gjerë shoqëror, tërheqjen e të rinjve, intelektualëve, të zhgënjyerve, e të papërfaqesuarve. Progresi politik nuk mund të arrihet duke privilegjuar stanjacionin dhe përqafuar dështimin.

Partia Demokratike ka bërë gjithmonë garë për të kapur të ardhmen, ndërsa në gjendjen aktuale ka përfunduar duke bërë garë me vetveten. Sot po na shesin humbjen si fitore duke thënë se në vitin 2021 rezultati ishte më i mirë se në 2017, ndërkohë që harrojnë se ishte po ky lidership që e drejtoi PD-në në greminën më të madhe elektorale në historinë e saj.

Me këtë logjikë do justifikojnë dhe humbjet e ardhshme në zgjedhjet lokale. Do na thonë se pavarësisht humbjes dolën më mirë se në vitin 2019, kur i lanë demokratët pa asnjë bashki dhe i dënuan shqiptarët me mungesën e mundësisë së përfaqësimit.

Për t’u ndarë me të shkuarën dhe rikthyer PD-në aty ku e ka vendin tre duhet të jenë fjalët kyç: frymë, strategji, progres.

Partia Demokratike është parti e ndryshimit dhe përmirësimit dhe prandaj këto procese duhet të fillojnë menjëherë brenda saj. Partia Demokratike është parti e të rinjve dhe prandaj ka nevojë për një lidership që përqafon angazhimin dhe përfaqësimin e tyre. Partia Demokratike është partia që lindi për të thyer kultin e individit dhe prandaj duhet të refuzojë të gjitha përcapjet e kamikazëve politikë për ta mbjellë dhe imponuar atë në PD.

Zenel Hoxha

Themelues i PD

Anetar i Komisionit Nismëtar

Kryetar i parë i PD dega Tiranë

12.12.1990

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img