Numri i viktimave nga rrëshqitjet e dheut në jug të Kolumbisë ka ardhur gjithnjë e në rritje duke shënuar kështu 254 të vdekur.
Rreth 200 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, ndërsa qindra banorë janë plagosur dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore.
Rrëshqitjet e dheut që nisën të premten, u pasuan pas shirave të rrëmbyeshëm. Autoritete thonë se rrëshqitjet e dheut kanë ndodhur pas rritjes së nivelit të ujit në lumin Mocoa dhe tri degëve të tij, ndërsa në këto foto shihet qartë situata pas tragjedisë që përfshiu Kolumbinë.