Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
0.5kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
27 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Thellohet tragjedia në Fier: Nëna e dy fëmijëve që u godit për vdekje nga burri, priste fëmijën e tretë; ishte 6 javëshe shtatzënë (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

41f99a45ef78206728682e2e54c5dc62

Irvana Medinaj, 28 vjeçarja që u qëlluar për vdekje me thikë, mbrëmjen e djeshme në Fier, ishte 6 javëshe shtatzënë dhe priste fëmijën e tretë. Ajo u qëllua 31 herë me thikë nga burri i saj, në kokë dhe trup, derisa gjeti vdekjen.

Tragjedia bëhet edhe më e rëndë sot, sepse familjarët kanë thënë se e reja ishte 6 javëshe shtatzënë. Çifti kishin dhe dy fëmijë të tjerë të mitur, të cilët dyshohet se kanë parë gjithë skenën makabre.

Newsbomb.al siguron fotot e çifti Irvana dhe Demokrat Medinaj. Dyshohet se ky i fundit e kreu krimin pasi vuan nga probleme të shëndetit mendor. Të afërmit e çiftit janë shprehur se ata nuk kishin kurrë konflikte mes tyre.

Burimet kanë bërë me dije për newsbomb.al se, 28 vjeçarja Irvana Medinaj është qëlluar barbarisht me thikë, 31 herë në kokë dhe trup, derisa ka ndërruar jetë.

Familjarët e autorit, i cili tanimë është në arrati, kanë telefonuar 127 dhe kanë kërkuar ndihmë sepse kishin një person të plagosur në shtëpi, duke tentuar të fshihin krimin e bërë nga djali i tyre.

Por, stafi i Spitalit Rajonal të Fierit informoi Policinë, pas dyshimeve se bëhej fjalë për një vrasje dhe jo plagosje. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, ekspertët kanë konstatuar se nëna e dy fëmijëve ishte vrarë nga bashkëshorti i saj.

Foto: Demokrat dhe Irvana Medinaj:
10658850_1622014514692193_7813616604490985512_o.jpg
Screenshot_2.jpg
162334698_271743681095921_4292631804400834500_n_copy.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img