Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Thellohet SKANDALI, zhdukja e dosjeve në Prokurorinë e Elbasanit: Çfarë e lidh Ambasadën Amerikane

Shkruar nga Newsbomb

Thellohet skandali i zhdukjes së dosjeve në Prokurorinë e Elbasanit. Mësohet se për zhdukjen e fashikujve është informuar ambasada amerikane.

Dyshimet janë marrë nga punonjës të kësaj prokurorie.

Më herët denoncimi u bë nga prokurorja Amanda Xhaferri, e cila kishte konstatuar që në zyrën e saj ishin marrë dokumente.

Por policia nuk konstatoi dhunim të zyrës së prokurores dhe deklaroi se as dera dhe as dritarja nuk janë hapur forcërisht.

Në njoftimin e policisë u bë e ditur se fashikujt e zhdukur ishin materiale të task forcës për hetimin e korrupsionit. Ndërkohë misterin e shton prokuroria, e cila mohon ngjarjen.

Sakaq, Xhaferri njihet për hetim të çështjeve të rëndësishme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese