Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
2.1kmh
40 %
Mar
25 °
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
E martë, 9 Gusht, 2022
spot_img

Thellohet skandali me të miturën në Drenas, edhe avokati i profesorit abuzoi me 16-vjeçaren

spot_img

Lajme të ngjashëm

Thellohet skandali në Kosovë. Gjykata e Prishtinës ka caktuar 30 ditë paraburgim edhe ndaj avokatit Gazmend Halilaj, të dyshuarit të katërt në rastin e vajzës 16 vjeçares nga Drenasi.

albsig

Kallxo.com ka siguruar të thëna nga kërkesa e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit të avokatit Gazmend Halilaj, i cili është arrestuar këtë javë nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës dhe keqpërdorim seksual të vajzës së mitur nga Drenasi.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se Halilaj dyshohet se në cilësinë e avokatit të profesorit të dyshuarit Sh.Xh.e ka shfrytëzuar rastin dhe ka krijuar afërsi me vajzën e mitur N. N. nga Drenasi.

“Ekziston dyshimi i bazuar se si avokat i të dyshuarit ka përfituar nga ky rast dhe sipas tij që nga fundi i vitit 2017 është njohur nga afër me vajzën dhe ka filluar të shoqërohet me të dhe të hyjë në lidhje, raporte dashurie”, thuhet në në kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj avokatit.

Në dosje tutje thuhet se ekzistojnë prova si ‘screen shots’ dhe audio incizime të cilat vërtetojnë dyshimet se Halilaj e ka keqpërdorur detyrën e tij dhe ka shfrytëzuar viktimën N.N.

Avokati thuhet se e mbrojti profesorin deri në momentin kur viktima e ridenoncoi rastin në prokurori dhe Inspektorat Policor.

“I pandehuri Gazmend Halilaj duke e shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i ka keqpërdor dhe tejkaluar kompetencat e tij në atë mënyrë që duke përfituar nga ai rast është afruar aq shumë me të dëmtuarën N. N. sa që edhe vet pastaj ka filluar ta keqpërdor seksualisht dhe të manipulojë me të duke e shtytë që ajo t`i denoncojë personat tjerë për keqpërdorimet seksuale që i kanë bërë asaj”, thuhet në dosje të Prokurorisë.

Krashas avokatit Halilaj, edhe polici hetues edhe profesori mbeten në paraburgim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img