Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
6.7kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Thellohet skandali i ndërtimeve në Bllok, IKMT: Dy janë me leje. Zhduket vila “Monument Kulture”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

40188b3f60456548170e91a1cbe1da13

Objektet që janë duke u ndërtuar në Bllok, në qendër të Tiranës, janë të pajisura me leje. Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit sqaron rastet e publikuara nga newsbomb.al një ditë më parë, për katër objekte në zonën e Bllokut, në të cilat, janë vendosur beze, e po ndërtohet, pa asnjë tabelë. Por pas vëzhgimit të shpejtë me makinë në rrugët e Bllokut, dhe mungesës së tabelave, rezulton se “kioskat” tani nuk mbijnë pa leje, por “me leje”. Rasti më flagrant është ai i zhdukjes së vilës dy katëshe në rrugën “Ibrahim Rugova” e cila, është zhdukur totalisht nën argumentin e rikostruksionit dhe po nërtohet një objekt tërësisht i ri, me më shumë kate.

Qeveria e ka gjetur zgjidhjen kohët e fundit: nuk flitet më për plehra, por për “mbetje të riciklueshme”. Nuk flitet më për shembje e ndërtime, por për “rikonstruksione”. Newsbomb.al, po ju sjell një foto nga “google earth”, sesi ka qenë Vila, e cila në vëzhgim të shpejtë, nuk është më “rikonstruksion”, por është zhdukje totale dhe zëvendësim me një objekt që nga bezja, duket disa katësh. IKMT përveçse disa fjalëve dhe sugjerimit që të mos e ekzagjerojmë me scoop-e, nuk jep asnjë lloj dokumentacioni për rastin. Newsbomb.al, evidenton se vila NUK ekziston më.

Sa i përket dy ndërtimeve të tjera, përballë Librit Universitar dhe te rrugica ku banon ish-kryeparlamentarja, IKMT thotë se nuk kanë nevojë për leje (të cilën nuk e kanë) pasi janë “rikonstruksione”. Në të dyja rastet kemi të bëjmë me siperfaqe publike te cilat ishin te lira dhe tani po zihen me kjoska moderne, pra klube me strukturë metalike të mbyllur. Kushdo mund te beje krahasimin duke pare nje foto te paradokohshme te asaj hapesire ne google earth. Edhe për “Bar Frame”, IKMT thotë se punën aty e ka “inspektuar” Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në bashki. Pra, nuk bëhet fjalë as për dhënie leje, por për kërkesë të subjektit dhe pranim të kërkesës nga bashkia. Newsbomb.al, del në konkluzionin se asnjë nga objektet nuk ka lejen përkatëse për atë që po kryen në terren, pavarësisht se objektet janë të pajisura me ndonjë letër që nuk i shkon natyrës së ndërtimeve që po bëhen. Newsbomb.al u bën thirrje të gjithë personave që janë penalizuar për shtrim pllakash apo tjegullash, të sjellin rastet pranë redaksisë sonë, për të parë ndryshimin dhe diferencën se kur penalizohesh, dhe kur jo, për ndërtim “me leje” pa leje. Newsbomb.al i kërkon Inspektoriatit të Mbrojtes së Territorit që të vërë në dispozicion dokumentacionin dhe ato shkresa që ka gjetur, madje të vendosë gjoba te subjektet për mosvendosjen e tabelave përkatëse të ndërtimeve që po kryejnë, para se të japë sugjerimin e mëposhtëm: “Sigurisht nëse do ishte zbatuar parimi i thjeshtë gazetaresk i dy burimeve, nuk do të detyroheshim të reagonim, por thjeshtë të informonim gazetarët e interesuar për çështjet me interes publik dhe jo për “scoopin” e sforcuar.

Lexo edhe: Tronditet blloku: 4 ndërtime pa leje nën hundën e Tahirit dhe Veliajt, arrestohen “të varfërit”, biznesmenët bëjnë kërdinë

Reagim i IKMT për newsbomb.al:

Foto e parë në portalin newsbomb.al; objekti “Bar Fame”, me pronar A.S, është duke kryer punime të ndërhyrjes në fasadën jugore (zëvendësim i mureve perimetrlë me konstruksion metalik). Puna në këtë objekt është inspektuar dhe konfirmohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, pranimi i deklaratës për kryerje punimesh. Nga sa më sipër, pretendimi për ndërtim pa leje është jo i saktë.

Foto e dytë, objekti vilë tre katëshe në rrugën “Ibrahim Rugova” me pronar E.P. Nga verifikimet në terren, punimet në këtë objekt kryehen sipas vendimit nr 66, datë 03.04.2015 i Këshillit Kombëtar të Restaurimeve për “Miratim të projektit Rikonstruksion i objektit vilë 3 kat, rr. Ibrahim Rugova, Tiranë”. Subjekti eshte i pajisur me “deklaratë paraprake për kryerje punimesh. Përputhshmëria ligjore e dokumentacionit konfirmohet nga Agjensia e Zhvillimit të Territorit. Edhe në këtë rast denoncimi për ndërtim pa leje nuk qëndron.

Foto tre, në objektin me pronar F.P, po kryhen punime për ndërhyrje të mirëmbajtjes së zakonshme, për të cilat nuk kërkohet pajisja me leje ndërtimi. Shqetësimi për ndërtim pa leje është i pabazuar.

Foto katër, objekti me pronar J.M, njësoj si në foton tre, ndërhyrje të mirëmbajtjes së zakonshme.

Në përfundim, shprehim mirënjohjen për portalin neësbomb.al, që qëndron krah për krah betejës kundër informalitetit në ndërtim. Madje edhe nxitimin në publikimin e “scoop”-ve si ky i sotmi, e kuptojmë si një qëllim të mirë për frenimin e paligjshmërisë në çdo cep të Shqipërisë. Ndoshta në disa raste informacioni zyrtar është i dosmosdoshëm, qoftë edhe për reference.

logoooo.jpg

 

 

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img