Hapësire reklamuese

Politikë

“Thelat për Ramën dhe oligarkët, thërrimet për qytetarët”, Blushi thirrje: Të martën të gjithë në protestë!

Shkruar nga Newsbomb
“Thelat për Ramën dhe oligarkët, thërrimet për

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka akzuzuar kryeministrin Edi Rama se me paketën e dytë antikrizë, ndan “thërrimet” për qytetarët dhe “merr “thelat” për vete e oligarkët”.

Përmes një postimi në Faceobok, Blushi thotë se për oligarkët “qeveria rriti 30.5% fondin total të koncesioneve të projekteve PPP me ofertë të pakërkuar, nga 636.8 miliard lekë në vitin 2021, në 830.9 MILIARDË LEKË në vitin 2022 dhe për pensionistët: Qeveria indeksoi vetëm 6% pensionet”.

Ndër të tjera ai u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në protestën e 13 shtatorit,  të thirrur nga kreu i PL, Ilir Meta.

Postimi i plotë i Tedi Blushit:

Edi Rama merr “thelat” për vete dhe oligarkët, ndan “thërrimet” për qytetarët!

Me taksat që vjel nga qytetarët, Qeveria po mbush xhepat e Edi Ramës dhe të oligarkëve në shërbim të tij.

Le të krahasojmë fondet e parashikuara nga Qeveria për t’u ndarë me oligarkët, me “thërrimet” që vendosi t’u japë qytetarëve për të përballuar krizën e rëndë ekonomike të shkaktuar për shkak të rritjes abuzive të çmimeve:

Për oligarkët: Qeveria RRITI 30.5% fondin total të koncesioneve të projekteve PPP me ofertë të pakërkuar, nga 636.8 miliard lekë në vitin 2021 në 830.9 MILIARDË LEKË në vitin 2022.

Për pensionistët: Qeveria indeksoi vetëm 6% pensionet.

Për oligarkët: Kosto buxhetore e inceneratorëve u rrit nga 2.0 miliard lekë në vitin 2021 në 2.3 MILIARDË LEKË në vitin 2022.

Për administratën publike: Pagat u indeksuan vetëm 7% për 41% të punonjësve.

Vlera totale e kontratave PPP me ofertë të pakërkuar në vitin 2022, arrin në 830.9 miliard lekë ose 44.5% e PBB, ndërkohë në mëshirë të fatit janë lënë:

258,840 qytetarë, që jetojnë me 0.7 USD/ditë;

440,579 pensionistë në qytet që jetojnë me 4.8 USD/ditë;

103,626 pensionistë në fshat, që jetojnë me 2.8 USD/ditë.

Ditën e martë, në 13 shtator, ora 18:00 të gjithë në protestë tek inceneratori i Tiranës, “kryeveprën” e vjedhjes së Qeverisë për t’i dhënë një mesazh të qartë kryehajdutit Edi Rama: Ndëshkimit të popullit nuk do t’i shpëtosh kurrë! ORA E LLOGARIDHËNIES PO AFRON!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll