Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
1.5kmh
0 %
Sht
26 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
E shtunë, 10 Qershor, 2023

Theksi tek Asociacioni, Varhelyi zbardh takimin me kryeministrin Kurti

Lajme të ngjashëm

Komisioneri i BE për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe kabinetin e tij qeveritar, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.

Për këtë takim ka shkruar Varhelyi në një postim në Twitter, duke theksuar temat për të cilat kanë biseduar.

“Diskutim i hapur me kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe anëtarët e kabinetit [qeveritar] mbi progresin e rrugës europiane të Kosovës.

BE-ja po ofron mbështetje të madhe për zhvillimin ekonomik të lidhur me zbatimin e mëtejshëm të reformave dhe zbatimin e marrëveshjes së dialogut, duke përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, ka shkruar Oliver Varhelyi.

Më herët, në konferencën e përbashkët që pati më herët me presidenten Vjosa Osmanin, Varhelyi tha se në BE presin që marrëveshja Kosovë-Serbi të zbatohet pa kushte.

“Është bërë progres në vitin e kaluar. Tash është esenciale që të dyja palët t’i zbatojnë të gjitha obligimet pa vonesa, sepse duhet ta shfrytëzojmë momentumin. Të ecim para me zbatimin e marrëveshjes sa më parë dhe të zbatohen pa kushte”, shtoi ai.

Më shumë