Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

''The Times'': 9 arsyet përse u shkarkua Suella Braverman

Shkruar nga Newsbomb
''The Times'': 9 arsyet përse u shkarkua Suella

 

‘’Pse u shkarkua Suella Braverman? Nëntë momente kyçe’’, kështu e ka nisur artikullin prestigjozja “The Times”.

Shkarkimi i Suella Braverman nga posti i sekretares së Brendshme në Britaninë e Madhe solli polemika të ashpra në politikën e vendit, por dhe jashtë Britanisë.

Pak dite pas shkarkimit nga posti i sekretares se Brendshme, mediat kane nisur polemikat per arsyet e pushimit te Suella Braverman nga qeveria britanike.

Edhe pse komentet për policinë për "standard të dyfishtë" e çuan në “largimin” final, Braverman është përballur shumë herë me kritika si nga partitë opozitare ashtu edhe nga opinioni publik në lidhje me retorikën apo qëndrimet që ka pasur në lidhje me disa çështje.

Në artikull janë renditur 9 arsyet se përse Suella Braverman u shkarkua nga posti i Sekretases së Brendshme.

Me 31 tetor të vitit 2022, Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman tha se vendi përballet me një "pushtim" nga njerëzit që përshkojnë me gomone kanalin e Lamanshit.

"Le të ndalojmë së pretenduari se ata janë të gjithë refugjatë në gjendje të vështirë, i gjithë vendi e di se kjo nuk është e vërtetë," pati deklaruar ajo nga foltorja e parlamentit.

Duke komentuar edhe emigrantët shqiptarë Braverman deklaroi se Shqipëria nuk është një vend i shkatërruar nga lufta dhe është shumë e vështirë të argumentohet se kërkesat për azil janë legjitime.  Këto komente asokohë shkaktuan reagime të shumta në vend, kryesisht sepse vet ajo ishte emigrante.

Me 4 prill të këtij viti ajo u përballë me kritika të ashpra pas komenteve që beri për burrat pakistanezë. Në një intervistë për ‘’Daily Mail’’ deklaroi se ata mbajnë vlera të kundërta me Britaninë pasi i shohin gratë në një mënyrë të nënçmuar dhe të paligjshme.

Më pas me 10 shtator Bravermen me një deklartë që krijoi shumë habi në opinionin publik, kërkoi ndalimin e qenve amerikan të llojit “Bully XL” duke argumentuar se ata janë një "rrezik i qartë dhe vdekjeprurës", veçanërisht për fëmijët.

Ministrja e Brendshme e Britanisë,  Suella Braverman vazhdoi përsëri me një tjetër deklaratë që shkaktoi shumë reagime. Me 4 prill ajo deklaroi se nuk mund të lejojë rrugët të jenë të “bllokohen” nga tendat që përdorën nga të  pastrehët.

Sipas saj kjo ishte një stil jetese të cilën të pastrehët e kanë zgjedhur vetë.

Dhe e fundit ishte më 8 nëntor me komentet që shënjestronin policinë britanike.

Ministrja e brendshme akuzoi policinë se ishte e njëanshme. Sipas saj oficerët kishin një linjë më të ashpër kundër protestave të djathta se sa me mbështetësit e palestinezeve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese