Hapësire reklamuese

Aktualitet

The Guardian: ''Banjat e Bënjës'' mes 9 ujërave termale më tërheqëse në Europë

Shkruar nga Newsbomb

Kabinat e saunave në plazhe dhe banjat termale luksoze në terrene janë ndër vendet që udhëtarët dëshirojnë për t’u çlodhur, shkruan në një artikull e përditshmja britanike “The Guardian”.

Në këtë artikull Banjat e Bënjës të Shqipërisë janë renditur mes nëntë ujërave termale më terheqëse natyrore në Evropë.

Prestigjozja britanike vazhdon artikullin duke shkruar se vizitorët mund të shijojnë madhështinë e luginës, urën e saj të lashtë prej guri dhe pafundësinë e kaltër të qiellit.

‘’Pafundësia e kaltër, Shqipëria’’

© Credits: Photograph, Sailingstone Travel/Alamy © Credits: Photograph, Sailingstone Travel/Alamy

“Banjat termale të Bënjës në jug të Shqipërisë janë një perlë e vërtetë. Ujërat termale të Bënjës, te cilat njihen si Banjat Termale të Bënjës ndodhen 14 km larg qytetit te Përmetit. Banjat termale ndodhen pranë lumit Langaricë, një degë e lumit të Vjosës, një nga lumenjtë e fundit me rrjedhje të lirë të Europës.

Vizitorët mund ta kalojnë ditën duke u zhytur në burimet natyrore dhe duke u veshur me baltën e pasur me squfur, e cila thuhet se ka veti terapeutike. Gjithashtu, vizitorët mund të shijojnë madhështinë e luginës, urën e saj të lashtë prej guri dhe pafundësinë e kaltërt të qiellit shqiptar. - shkruan The Guardian.

Artikullin nga ‘’The Gauradian’’ e ka ndau sot në rrjetet sociale Kryeministri Edi Rama ku shkruan se “The Guardian”, i cilëson banjat termale të Bënjës në Përmet  si "një xhevahir të vërtetë".

‘’The Guardian" rikthehet përsëri në Shqipëri, me një ftesë për të provuar ndjesinë relaksuese të ujërave termale të Bënjës dhe baltës terapeutike të pasur me sulfur. "Një xhevahir i vërtetë" e quan gjigandi britanik, duke përmendur madhështinë e luginës së Vjosës, lumit të fundit që rrjedh i lirë në Europë, urën e lashtë prej guri nën kaltërsinë e qiellit shqiptar", - shkruan Rama.

Media britanike “The Guardian” ka publikuar nëntë burimet termale më të bukura natyrore në disa vende të botës:

Ujërat termale të Bënjës, Shqipëri

Ujërat termale në Edipsos, Greqi

Ujërat termale në liqenin Garda, Itali

Ujërat termale në “Salt and Ember”, Irlandë

Ujërat termale “Széchenyi”, Budapest

Ujërat termale në plazhin Porth Tyn Tyëyn

Ujërat termale në “Caldea spa”, Andorra

Ujërat termale në “Moseltherme”, në Traben-Trarbach, Gjermani

Ujërat termale në “Cieplice Śląskie-Zdrój”, Poloni

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese