Një një artikull të detajuar me shifra, gazeta britanike The Economist thotë se numri real i viktimave nga koronavirusi në mbarë botën është më i lartë nga ai i raportuar zyrtarisht.
Në mbarë botën është raportuar një shifër prej 5.5 milionë vdekjesh nga Covid-19, por sipas analizës së Economist, shifra reale mund të jetë rreth 19.1 milionë.

Edhe për Shqipërinë – duke përdorur një model kompjuterik që krahason vdekshmërinë në kushte normale të popullsisë në një rajon dhe kohë të caktuar me numrin e të vdekurve të deklaruar nga autoritetet pavarësisht shkakut të tyre – shifrat janë rreth 4 herë më të larta.
Qeveria shqiptare ka raportuar në këto dy vite 3,247 vdekje nga Covid-19, por sipas analizës që merr parasysh edhe pacientë me sëmundje të tjera, të cilët nuk kanë mundur të marrin mjekimin apo shërbimin e duhur, numri real i vdekjeve mund të jetë nga 12 mijë në 15 mijë.