Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Tharja e rrepeve shekullorë, brenga e madhe e banorëve të jugut

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Engjëll Serjani

Prej më shume se dy dekada, rrepe shekullorë, madheshtorë, dëshmi dhe elementet krejt të veçantë të historisë dhe natyrës në rajonin jugor te vendit, në Tepelenë, Gjirokastër, Delvinë e Përmet janë duke u tharë në një mënyrë tepër të habitshme.

Pas rrepeve te Ujit te Ftohte në Tepelene, në Gryk’ të Këlcyrës, në Dhoksat, Mashkullorë, Libohovë, Syrin e Kaltër, Kolonje, Picar, ditët dhe javët radha dhe fatin e njëjtë e kishin rrepef shekullorë të Topovës dhe Ndëranit në Zagorie, rrepet e lumit të Suhes në zonën e Selckës. Kjo pemë e lashtë vazhdon të kërcënohen nga tharja dhe zhdukja me një shpejtësi marramendëse dhe në një mënyrë tepër misterioze. Shumë prej këtyre rrepeve, për shkak të vlerave historike apo natyrore që mbartin gëzojnë statusin “Monument Natyre”.

dgherh4rh4h

Disa prej ekspertëve të pyjeve, për pyetur rreth këtij fenomeni që ka formën e një katastrofe, thonë në një pjesë e tyre është prekur nga disa sēmundje dhe viruse të rrezikshme. Një katastrofë e tillë nuk mbahet mend. Pak vite më parë rreth 100 rrepe shekullorë në fshatin Picar të Gjirokastrës u thanë në mënyrë masive brenda një viti. Sipas banorëve dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor në këtë zonë, krahas vlerave natyrore pylli me rrepe i Gurës së Picarit shërbejnë jo vetëm si kurorë e gjelbër për fshatin, nje vend çlodhjeje dhe piknikut, rrepet shekullorë mbartin edhe vlera historike. “Rrepet e Picarit janë dëshmitarë të historisë, të kuvendeve, të luftrave të brezave të Labërisë. Në shekuj nën hijet e tyre janë organizuar kuvende nga patriotët dhe atdhetarët në shërbim të çështjes kombëtare”, thotë kryetari i njësisë administrative të Picarit. Të njëjtin fat kishin edhe tre rrepe shekullorë përpara Sarajeve të Myfit Beut në qendër të Libohoves. Mandej gjatë operacionit për prerrjen e tyre, peŕ të shmangur rrezikun e tyre per jetën e banorëve, humbi jetën një punonjës i bashkisë.

Rrapi me moshë 150-vjeçare në qendër të fshatit Mashkullorë u tha dhe në vend të tij banorët kanë mbjellë nje rrap të ri. Ky rrap i kthyer në simbol të betejës që zhvilloi çeta e kapedan Çerçiz Topullit kundër ushtrisë turke, në 18 mars të vitit 1908. Këtë ngjarje do ta përjetësonte edhe kënga popullore: “Në Mashkullorë tek rrapi …”.

Pasojë e viruseve misterioze  është tharë edhe Rrapi i Zhulatit në nj.a. Cepo, por skulptori Murat Keraj në trungun  e këtij rrapi të tharë gdhendi shtatoren 5 metra të lartë të Idriz Sulit, figurë historike, hartuesit të Kanunit të Labërisē.

Specialistët e mjedisit në Gjirokastër thonë se aktualisht në rrethin e Gjirokastrës numërohen rreth 45 objekte me status “Monumente Natyre”, pjesën më të madhe të të cilave e zënë rrepet shekullore që mbartin vlera historike dhe natyrore.

Sipas ekspertëve, nuk është mosha e madhe e këtyre pemeve, pasi tharja dhe zhdukja ka përfshirë edhe mijëra rrepe me moshë të re.  Epidemia e rrepeve ka përfshirë zona të gjera pyjesh me rreoe në luginat e lumenjve të Vjosës, Drinos, Suhës dhe në zonat përreth përrenhve wë ushqejnë këta lumenj.

Fati misterioz i rrepeve shekullore ne rajonin jugor të vendit meriton vëmendjen e strukturave mjedisore shtetërore, për të studiuar shkaqet dhe për të ndaluar këtë katastrofë natyrore.

grwehe4h4eh

Më shumë

spot_img