Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
26 %
3.6kmh
0 %
Die
33 °
Hën
36 °
Mar
36 °
Mër
37 °
Enj
36 °
E diel, 7 Gusht, 2022
spot_img

Thanë së vëllai i saj mori miliona lekë duke abuzuar, Kryemadhi-Ramës: Drini është inxhinier mekanik, ndër më të mirët në vend

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka kthyer përgjigje Blendi Gonxhes dhe Edi Ramës për pagën e vëllait të saj.

Gonxhe dhe Rama ngritën disa akuza duke thënë se se vëllai i Kryemadhit, i cili sipas tyre drejtonte koncesionin e kolaudimit ka përfituar një shumë prej 400 milionë lekësh në mënyrë abuzive.

albsig

Kryetarja e LSI-së u është përgjigjur sot këtyre akuzave duke deklaruar hapur edhe pagën e vallait të saj, i cili ëhstë inxhinier mekanik.

Postimi i plotë:

Kjo është paga e vëllait tim.

Dhe mbi këtë pagë ke mbajtur edhe taksën mbi pagën, siç ke taksuar çdo profesionist tjetër të shtresës së mesme, që çdo ditë po pakësohen në vend.

Drini Kryemadhi është inxhinier mekanik, i vërtetë, jo si injorantët që ke punësuar në administratë, si fuksa sigurimi.

Drini Kryemadhi ka qenë një ndër inxhinierët, që ka bërë hartimin e Kodit të parë Rrugor për Republikën e Shqipërisë, në vitin 1998. Sot e 20 vjet më vonë, Shqipëria punon me të njëjtin Kod Rrugor të atyre ekspertëve të nderuar.

Në punën që ti i permend, ai është punësuar nga kompania Zviceriane, që ti e përzure për t’ja bërë gati një oligarku. Pagat e inxhinierëve janë të larta, pra ai ka marrë 303.709 lekë ose 2450 euro në muaj. 

Por, ti se llogjikon dot vlerësimin e të aftit, sepse profesionistët e Shqipërisë i degdise rrugëve të Gjermanisë dhe të botës, e në vend të inxhinierëve mekanik ti merr inxhinier sufllaqesh.

Më vjen mirë për Drinin. Si inxhinier që është, është shumë racional. Do fitoka dhe një shpërblim tjetër prej shpifjeve të tua dhe të Gonxhes.

Komento pagën 10 milionë lekë në muaj të pensionistit, babit të Alqit, që merr te inceneratori. E di vetë ti.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img