Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Die
31 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Thanë se perimet ia hodhën policët e Bashkisë Tiranë, e moshuara e përmbys VETË karrocën në mes të rrugës, VIDEO: Ka dalë 100 herë në TV kjo

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Video e një nëne që shiste domate e kastraveca e speca në rrugën e Durrësit u bë virale ditën e djeshme pas denoncimit se policët bashkiakë I kishin hedhur produktet në rrugë. Ngjarja, shkaktoi jo pak pakënaqësi dhe “mallkime” të panumërta ndaj policëve bashkiakë që të gjendur aty, nuk dinin si të vepronin, aq më tepër që spektakli me njerëz me celularë ishte I garantuar.

Por, siç ka filmuar vetë djali I zonjës gjithë skenën, nënës I është afruar policia bashkiake dhe I ka kërkuar të largohet nga trotuari drejt tregut të fruta perimeve, ku mund të shesin të gjithë ambulantët, pas një vendimi për lirimin e trotuareve nga ambulantët.

Kaq ka mjaftuar që nëna, tashmë e njohur për policinë bashkiake të Tiranës, të mos ia përtojë: sic shihet në videon e filmuar nga vetë I biri, mori karrocën, dhe i hodhi të gjitha produktet në tokë. Dhe kërkonte që kjo skenë të filmohej dhe gjithcka të dilte në televizor.

Dhe më pas, është sekuenca tjetër e videos e publikuar nga dita e djeshme, kur duket nëna me karrocën bosh që përpiqet të marrë prodhimet bujqësore e ti vendosë në karrocë.

Nuk ka kaluar as 24 orë nga ngjarja, kur në fotot e reja, duket nëna që është duke shitur normalisht, ajo e ulur në bordurën e një trotuari dhe domatet e saj në rrugë; e mandej, I biri që filmon menjëherë nënën që e merr dhe e kthen vetë karrocën dhe hedh produket në tokë, kur sheh makinën e policisë bashkiake që afrohet dhe kur policët I flasin.

Pjesa tjetër e skenës është e njohur. E kanë parë të gjithë, e kanë komentuar të gjithë. Pyetja që lind është: pse e gjithë video nuk u shfaq nga dita e djeshme???

Më shumë

spot_img
spot_img