-Edhe pse u duk se ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës do të zhvillohej një seancë e qetë ku do të votohej Presidenti i ri i vendit, gjithçka ka dalë sërish jashtë kontrollit pas hedhjes së gazit lotsjellës.
Gazi lotsjellës është hedhur në momentin që në Kuvend to të niste votimi për zgjedhjen e Hashim Thaçit në postin e Presidentit, kandidaturë që është kundërshtuar fort nga opozita. Ka qenë depytetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Hashiu, ajo që besohet ka hedhur gazin çka ka shkaktuar edhe ndërprerjen e seancës.
Galeria fotografike ()
Sondazh
Poll