Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Thaçi urdhëron ndalimin me çdo çmim të trenit serb në Kosovë, Vuçiç në konferencë të jashtëzakonshme

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

90e421283d7c9b2624ca14ece99fcde6

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë urdhër që me çdo çmim të mos lejohet hyrja e trenit serb në Kosovë.

Në një prononcim për “Express”, Thaçi Ka thënë se për këtë çështje ka ftuar në zyrë ministrin e Brendshëm, Skender Hysenin dhe Drejtorin e Policisë, Shpend Maxhunin.

“Duke vërejtur neglizhencën e autoriteteve unë sot kam ftuar ne zyrën time, duke respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë ne kuadër te kompetencave te mija për te ruajtur sovranitetin territorial dhe integritetin territorial, kam ftuar ministrin e brendshëm dhe drejtorin e policisë. Kam kërkuar prej tyre qe te ndalojnë hyrja e trenit në Kosovë menjëherë dhe në me çdo çmim”, ka deklaruar Presidenti Thaçi.

Ai shprehet se beson në autoritet e Kosovës se do të ndalin hyrjen e trenit serb në Republikën e Kosovës.

“Kam besim te plote se autoritet do ti kryejnë përgjegjësitë ligjore dhe kushtetuese. Institucionet duhet ti kryejnë këto përgjegjësi. Mjafte është mjafte. Do te ketë zero tolerance ndaj Beogradit  ne cenimin e integritetit territorial te Kosovës”, ka Thaçi.

Ndërkohë, mediat serbe njoftojnë për një konferencë të jashtëzakonshme të kryeministrit Aleksandar Vuçiç për Kosovën.

Një tren me mbishkrimin “Kosova është Serbi” si pjesë e linjës Beograd-Mitrovicë është drejt rrugëtimit për në kufirin kosovar, por si pas të gjitha gjasave, ai nuk do të lejohet nga autoritetet e vendit fqinj.

Lexo edhe: Analisti nga Shqipëria ka një tjetër qasje për trenin që rrezikon sërish luftën Kosovë-Serbi, gishtin e drejton në Berlin

z_1484413234-7821198.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img