Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Thaçi: Tani është momenti historik për kufijtë, kemi mbështetjen e Trump

spot_img

Lajme të ngjashëm

3f7c702095cdd8c7259b8aa05432b7f6

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se tani është një moment historik për të ndërmarrë një vendim rreth marrëveshjes së kufijve me Serbinë, pasi kanë përkrahje personalisht edhe nga vetë presidenti i SHBA-së, Donald Trump. 

Thaçi u shpreh se kjo është hera e parë që serbët po ulen në tavolinë për bisedime dhe ky është momenti më i përshtatshëm që kanë patur ndonjëherë shqiptarët, prandaj duhet të nxitohet për një marrëveshje reciproke.

Ne nuk jemi anëtarë të OKB-së, dhe rruga e debatit me Beogradin është hapur për një marrëveshje me njohje reciproke. Thoni pse po nxitohemi, po po nxitohemi sepse tani është hera e parë që serbët po ulen në tavolinë për bisedime.Tash është momenti historik për vendim, kemi edhe mbështetjen personale të presidentit Trump.

Mos të harrojmë se nuk do të ketë kufinj të bazave etnike, edhe bashkimi i Mitrovicës do të ndodhë, edhe Ujmani do të jetë i Kosovës. Shkuarja ime për vizitë në liqenin e Ujmanit ka qenë mesazh që ai që prek Ujmanin, prek kombin shqiptar’, ka thënë presidenti Thaçi.

Kujtojmë se Ekipi i delegacionit shtetëror të Kosovës të përzgjedhur nga parlamenti i Kosovës për të dialoguar me Beogradin ka nxjerr një rezolutë edhe ligjin për dialog me Serbinë.

Ekipi negociator i përbërë nga Shpend Ahmeti, Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Enver Hoxhaj dhe stafi i tyre teknik, pasi i është dorëzuar material i poseduar nga presidenti Thaçi gjatë kohës kur ky i fundit ishte kryesues i dialogut, kanë ndërmarrë disa takime në Bruksel së bashku me ndërmjetësen e dialogut, Federicha Mogherinin për të çuar më tej dialogun Kosovë-Serbi. 

 

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img