Hapësire reklamuese

Aktualitet

Thaçi publikon foto me prindërit dhe uron festën nga vendlindja: Bajrami festohet më së miri në familje, gëzuar!

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi se bashku me prinderit e tij ne fshatin e lindjes, Buroje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar nga fshati i tij i lindjes në Skënderaj, Burojën, për të gjithë shqiptarët festën e Kurban Bajramit.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook dhe në Instagram, Thaçi ka uruar për të gjithë shqiptarët Kurban Bajramin dhe ka publikuar një foto me dy prindërit e tij, nënë Hyrë dhe babain e tij Haxhiun duke theksuar se Bajrami festohet më së miri në familje.

Postimi i Thaçit:

Bajrami festohet më së miri në familje. Sot, në Burojë, me prindërit e mi: nënën Hyrë dhe babain Haxhi. Gëzuar!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.