Hapësire reklamuese

Rajoni

Thaçi kthehet nga SHBA, thirrje qeverisë së Kosovës të pezullojë taksën ndaj Serbisë

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pas kthimit nga SHBA ku ishte i ftuar për ceremoninë e përvitshme të Lutjeve të Mëngjesit, si dhe pas takimeve me zyrtarë të lartë amerikan atje, me ardhjen në Kosovë ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka kumtuar edhe porositë e marra nga Washingtoni. 

Në konferencën për media presidenti Thaçi kërkoi nga institucionet që të respektohet këshilla e SHBA-ve, pasi sipas tij Washingtoni është në unison me vendimin për pezullimin e përkohshëm të taksës 100% të mallrave serbe dhe boshnjake. Thaçi i bëri thirrje qeverisë së Kosovës dhe partnerëve të koalicionit qeverisës që të pezullohet taksa përkohësisht dhe më pas të merret një vendim i dytë bashkarisht.

Kujtojmë se nëntorin e vitit që kaloi, qeveria Haradinaj vendosi taksën 100% për mallrat dhe produktet që vinin nga Serbia dhe Bosnje & Hercegovina, si masë reciprociteti ndaj fushatës së Serbisë për lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL dhe UNESCO. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll