Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
39 °
Mër
40 °
Enj
33 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Thaçi kërkon të ndërrojë avokat në Hagë, zgjedh njeriun që mbrojti ish-gjeneralin kroat

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kërkuar në Gjykatën Speciale të Hagës që të ndërrojë avokatin e tij mbrojtës.

Në vend të David Hooper, Thaçi ka kërkuar avokatin Gregory W. Kehoe, i cili ka mbrojtur ish-gjeneralin kroat Ante Gotovinën.

Kërkesa e Hashim Thaçit drejtuar gjyqtarit të procedurës paraprake ishte dërguar më 18 maj, ku po në të njëjtën ditë, Hooper kishte kërkuar që të aprovohet largimi i tij si avokat kryesor i Hashim Thaçit në Hagë.  Pas kësaj, Kehoe mësohet se pranoi që të zëvendësojë avokatin David Hooper.

“Z. Kehoe konfirmoi për Zyrën e Mbrojtjes se ai ishte thirrur me një kërkesë për të përfaqësuar Z. Thaҫi dhe se ai do të pranonte emërimin. Z. Kehoe pranohet në Listën e Këshilltarit Specialist në përputhje me Seksionin 7 të Direktivës për Avokatin”, thuhet në dokument.

Prej disa muajsh ish-presidenti Hashim Thaçi ndodhet në paraburgim në Gjykatën Speciale të Hagës, së bashku me Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe Kadri Veselin, të cilët akuzohen për krime lufte.

Më shumë

spot_img
spot_img