Hapësire reklamuese

Rajoni

Thaçi dorëhiqet nga PDK-ja nëse nuk kalon “Specialja”

Shkruar nga Newsbomb

Kartën e fundit që e ka përdorur shefi i Partisë Demorkatike të Kosovës, Hashim Thaçi me deputetet e partisë së tij, që janë kundër themelimit të Gjykatës Speciale, ka qenë vet pozicioni i tij.

Burime të sigurta të RTV Dukagjinit kanë rrëfyer në detaje se si Hashim Thaçi të martën i ka mbledhur në ambientet e Qeverisë së Kosovës të gjithë deputetet e rebeluar të PDK-së, duke ju thënë se në rast e Gjyakata Speciale nuk kalon në Kuvendin e Kosovës, atëherë ai nuk ka asnjë arsye që të qëndroj si i pari i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai e ka bërë të qartë se do të largohet përfundimisht nga PDK në rast se deputetet e tij votojnë sërish kundër Speciales.

Sipas këtij burimi Hashim Thaçi, ka dashur aq shumë garanci nga deputetet se përfundimisht do ta votojnë Specialen sa që i ka obliguar deputetët e rebeluar që të nënshkrujanë një listë me emrat e tyre dhe nënshkrimet.

Thaçi sipas këtyre burime nuk është lodhur fare që të bind Fadil Demakun, Ganimete Musliun dhe Nait Hasani, të cilët janë deklaruar publikish kundër Gjykatës Speciale.

Thaçi ka deklaruar më herët se asnjë deputet nuk do të shkojë me pushime pa u votuar Specialja.

“Mendoj se Kuvendi nuk duhet të shkoj në pushim veror pa e përmbyllur këtë proces të rëndësishëm të marrë vitin e kaluar po ashtu nga Kuvendi i Kosovës dhe i zotuar nga shumica e spektrit kosovar, vendimet e PDK janë vendime politike janë të qarta dhe kanë për obligim të gjithë për t`i respektuar, pra presim që do ta përmbyllim në një të ardhshme të afërt këtë proces edhe si Qeveri edhe si Kuvend”, tha Thaçi.

Pas dështimit në Kuvendin e Kosovës javë më parë të Gjykatës Speciale të gjitha kritikat kanë rënë mbi supet e Hashim Thaçit, madje mediat kanë raportuar edhe për konspiracione të ndryshme se si shefi i partisë më të madhe në vend është i gatshëm të dështoj Specialen për interesa të ngushta personale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu