Hapësire reklamuese

Rajoni

Thaçi dha dorëheqjen, Presidencës së Kosovës i shtohet një kandidat tjetër, Behgjet Pacolli: Do të isha fantastik, jam njeri unifikues

Shkruar nga Newsbomb
Behgjet Pacolli

Ditën e sotme Hashim Thaçi dha dorëheqjen nga posti i presidentit të Kosovës, ndërkohë që vendin e tij e mori përkohësisht kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Ish-presidenti Behgjet Pacolli ka shprehur edhe një herë tjetër dëshirën për t’u rizgjedhur në krye të shtetit të Kosovës, dhe këtë e pranoi edhe në Syri Tv.

“Nuk kam arritur kurrë me dhënë kontributin tim për Kosovën. Kam parë që kolegët e mi kanë pasur interesa të tjera, kurse ideali im ka qenë një Kosovë e zhvilluar ekonomikisht. Unë do të isha një president fantastik, por mes dëshirës dhe realitetit ekziston një kodër e madhe. Besoj se e kam shpirtin për këtë. Jam njeri unifikues. Jam mësuar gjithë jetën duke punuar në grup. Do të ëndërroja që të isha një president i fortë dhe të kisha mundësi ta bëja bashkimin e të gjitha forcave politike në Kosovë. Vetëm bashkimi dhe energjia pozitive mund të çojë shtetin drejt një perspektive dinjitoze. Nuk kam ardhë më e vjedhë Kosovën, as me përfitu nga Kosova. Kam lënë familjen dhe biznesin tim, që është më atraktiv, për të dhënë kontributin tim në këtë boshllëk që Kosova të ecë përpara. Më vjen keq që nuk kam arritur ta jap kontributin tim, jo se më ka munguar vullneti, por për shkak të konspiracioneve. Por nëse je i sinqertë në politikë, je humbës. Nuk mundem kurrë të jem i pasinqertë,” tha Pacolli.

Kujtojmë se edhe Ramush Haradinaj ka shprehur dëshirën për të qenë pasardhësi i Thaçit, ndërsa edhe LDK është shprehur se do të propozojë Isa Mustafën për këtë post.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu