Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
58 %
0.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
29 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Thaçi dekretoi Avdullah Hotin si kandidat për Kryeministër, Vetëvendosja i drejtohet Kushtetueses

spot_img

Lajme të ngjashëm

946ab0737cc2083fe03ce3b54da95633

Presidenti Hashim Thaçi dekretoi Avdullah Hotin si kandidat për Kryeministër, pas propozimit të LDK-së dhe aleatëve të saj.

Ky vendim i Presidentit nuk është pritur mirë nga Kryeministri në detyrë Kurti dhe partia e tij, të cilët kanë depozituar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin e seancës për formimin e qeverisë Hoti.

Gjithashtu është kërkuar nga Kushtetuesja që të vlerësohet kushtetueshmëria e dekretimit të Avdullah Hotit si kryeministër, pasi LVV është partia fituese e zgjedhjeve.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka pranuar të enjten, më 30 prill 2020, rreth orës 17:00, një kërkesë të parashtruar nga 30 deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përmes së cilës kërkohet vlerësimi i kushtetutshmërisë së Dekretit nr. 24/2020, të datës 30 prill 2020, të Presidentit të Republikës së Kosovës. Përveç kësaj, në kërkesën e parashtruar, deputetët parashtrues kanë kërkuar nga Gjykata edhe vendosjen e masës së përkohshme për pezullim të zbatimit të Dekretit në fjalë.

Me qëllim të shqyrtimit urgjent dhe gjithëpërfshirës të kërkesës, me numër të rastit KO72/20, Gjykata dje ka dërguar shkresat njoftuese përmes së cilave ka kërkuar nga të gjitha palët e interesit në këtë rast që: a) Komentet përkitazi me kërkesën për caktim të masës së përkohshme t’i dorëzojnë në emailin zyrtar të Gjykatës Kushtetuese sot, më 1 maj 2020, në orën 12:00; b) Komentet përkitazi me meritat e kërkesës, t’i dorëzojnë në Gjykatë deri më 8 maj 2020, në orën 16:00. Njoftimi për regjistrimin e kërkesës së parashtruar nga deputetët dhe për dorëzimin e komenteve tashmë u është dërguar: Presidentit të Kosovës; Kryeministrit të Kosovës; Kryetares së Kuvendit të Kosovës, me kërkesën specifike që kopja e kërkesës t’u dërgohet të gjithë deputetëve të Kuvendit; dhe Avokatit të Popullit. Gjykata Kushtetuese është e përkushtuar që në përputhje me përgjegjësitë dhe me funksionin e saj kushtetues, këtë lëndë ta trajtojë me urgjencë dhe prioritet”, shkruhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Më shumë

spot_img