Tha “të gjitha jetët kanë rëndësi”, protestuesit e 'BLM' qëllojnë për vdekje nënën e re

Publikuar tek: aktualitet, më 21:17 12-07-2020 Tha “të gjitha jetët kanë rëndësi”, protestuesit e 'BLM' qëllojnë për vdekje nënën e re Viktima Jessica Doty Whitaker

Një nënë e re është qëlluar për vdekje nga protestuesit e “BLM” e njohur si lëvizja “Jetët e njerëzve me ngjyrë kanë rëndësi”.

Ngjarja tronditëse ndodhi në qytetin Indianapolis, në sytë e të fejuarit të saj, gjatë një debati me protestuesit.

Jessica Doty Whitaker, 24-vjeçe ishte duke ecur me të fejuarin dhe dy miqtë kur u përballën me katër djem dhe një vajzë të lëvizjes “BLM” dhe më pas shpërtheu një debat me tone raciste.

Sipas gazetës amerikane “The Daily Wire”, një prej anëtarëve të lëvizjes “BLM” nxori pistoletën. Po të njëjtën gjë bëri edhe i fejuari i Whitaker, pasi u tremb për jetën.

Gazeta raporton se gjatë debatit, 24-vjeçarja kishte thënë që përveç jetës së njerëzve me ngjyrë, “të gjitha jetët kanë rëndësi”.

“Po e mbaja nga krahët. E lamë debatin dhe nisëm të largohemi. Kur në atë moment dëgjuam të shtëna. Ajo ra në tokë, dhe unë u ktheva dhe qëllova. Por ishte vetëm reagimi im, nuk pashë asnjë dhe nuk qëllova asnjë për fat të mirë,” rrëfeu i fejuari i saj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013127088546753
array(1) { ["section"]=> string(89) "tha-te-gjitha-jetet-kane-rendesi-protestuesit-e-blm-qellojne-per-vdekje-nenen-e-re-213654" }