Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
21 %
1kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Tha se s’mund të përdorë Xhakën dhe Shaqirin për politikë, politologu i kujton Ramës deklaratën e 2018-ës: Kërkonte mbledhje fondesh për gjobën ndaj tyre

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama shpjegoi sot se përse nuk reagoi për sy futbollistët shqiptarë të kombëtares zvicerane, që rrezikojnë të sanksionohen nga FIFA për shkak se festa e tyre u cilësua si provokative nga serbët e eleminuar nga Kupa e Botës.

Rama tha se nuk ka përse reagon, pasi nuk është kryeministër i Zvicrës, dhe nëse do e bënte, atëherë do të përdorte politikisht dy futbollistët shqiptarë nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Por studiuesi Afrim Krasniqi ka risjellë në vëmendje deklaratat e kryeministrit Edi Rama si dhe postimin e tij në vitin 2018, kur dilte në mbështetje të futbollistëve Xhaka dhe Shaqiri, madje kërkonte edhe të mblidheshin fonde për gjobat ndaj tyre, pasi festuan duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.

“Cilit kryeministër t’i besojmë?”, pyet politologu Krasniqi.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Dy qëndrimet e kryeministrit Edi Rama
Dy qëndrimet e kryeministrit Edi Rama

Për kujtesë të medias pa kujtesë: më 2018 kur Zvicra fitoi, kryeministri Rama pati dy postime në FB e tij: një me këtë në foto majtas, “Photo of the day” dhe një tjetër ditën pasuese ku me krenari kërkonte mbledhje fondesh për gjobën e marrë nga UEFA për dyshen shqiptare të Zvicrës! Pas 4 vitesh….të njëjtit sportistë, e njëjta ndeshje, i njëjti kryeminister, i njëjti debat dhe KM thotë: “Nuk e kuptoj pse duhet të flisja, nuk jam kryeministër i Zvicrës, jam kryeministër i Shqipërisë. Nëse do të ndaja dy futbollistë me origjinë shqiptare që ne i shohim me admirim, çfarë do të bëja? Do t’i përdorja ata futbollistë për politikë. Dhe do t’i fryja zjarrit të një nacionalizmi qesharak, por edhe të rrezikshëm…Si mund të shkëputen nga skuadra e tyre dy qytetarë të atij shteti, dhe të përdoren si mish për top për lloj luftash ballkanike”.

Pyetja që mbetet pa përgjigje: cilit KM t’i besojmë? Atij që më 2018 feston me krenari apo atij që më 2022 e quan aktin (+ e tij) “nacionalizmi qesharak dhe të rrezikshëm”, “përdorim politik” etj, apo as KM të vitit 2018 dhe as të njëjtit më 2022?

Pa koment!

Më shumë


spot_img









spot_img