Hapësire reklamuese

Politikë

Tha se sheshoi të gjitha keqkuptimet e të shkuarës me Lu, ja për çfarë e kishte fjalën ish-ministri

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e sotme ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe ambasadori amerikan Donald Lu janë takuar në ambjentet e një kafeneje, ku sipas zyrtarit të LSI kanë sheshuar të gjitha keqkuptimet e së shkuarës.

Por për çfarë e kishte fjalën Manjani?

Gjatë muajit prill një debat i madh mbi çështjen e leksioneve të LGBTI në shkollat dhe gjimnazet, e ndau politikën në dy kampe, ndërkohë që ambasadori amerikan paralajmëroi Manjanin për opinionet e tij kundër këtij komuniteti.

Nga ana tjetër me anë të një postimi Manjani nuk ia përtoi Lu-së duke iu kthyer shumë ashpër, ndërsa i kishte kërkuar ndjesë që nuk debatonte dot me të nga Kuvendi, sepse nuk ishte debutet.

Në vijim të mos shfokusimit, një përgjigje për Ambasadorin Amerikan që ka më shumë përparsi LGBT:

Edhe unë zoti Lu, po ndjek me vemendje debatin në Amerikë për përfshirjen Tuaj në dorëzimin e Sistemit të Drejtësisë së Shqipërisë në duart e Qeverisë!

Kjo është më e rëndësishme!

Ndjesë që nuk debatoj dot me ty në Kuvend sepse nuk jam deputet!”, shkruante Manjani në atë kohë, ndërkohë që sot siç duket këto përplasje kanë marrë fund.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese