Pak orë më parë ish deputeti i PD, Klevis Balliu deklaroi se kryeministri Rama ka pësuar një parainfarkt dhe ndodhet i shtruar në një spital privat në kryeqytet.
Ky lajm u përhap në media dhe bëri xhiron e rrjetin.
Mirëpo nuk ka mjaftuar me kaq dhe para disa minutash ka reaguar në ‘Twitter’ Rama, i cili tregon se sapo ka dal nga studioja e mikut të tij artist, Adit.
Kyeministri i drejtohet Balliut me shprehjen bëmë baba të të ngjaj dhe mediave siç i quan ai ‘kazan’ që mos të merakohen.
‘Bëmë baba të të ngjaj! Mirë Kadriu i Bahrifalliut më paska çuar në spital me tërë kadrinjtë e portaleve,po ju o miq që merakoseni s'i keni hequr akoma kazanët nga ajfonat?! Nejse,sa dola nga studioja e Adit pas një dite larg qytetit,larg kadrinjve dhe rrëmetit. FLM për merakun’, shkruan Rama.