Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
2.1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
20 °
E premte, 24 Shtator, 2021
spot_img

Tha se për shqiptarët u kthyen vizat, Rama ‘i përvishet’ Bujar Nishanit: Nishani i opozitës është dizinformimi dhe çoroditja e publikut

spot_img

Lajme të ngjashëm

f1e94b5b80e39c88cb5df318e374f055

Kryeministri Rama reagon ashpër pas një shkrimi të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili shkruante se për shqiptarët është kthyer përsëri regjimi i vizave.

“Sot erdhi “dhurata” e rëndë për shqiptarët. Që nga 1 Janari për shqiptarët nuk ka më ; “prit biletën , merr (avionin, tragetin, autobuzin) e shko ku e ke nevojën, hallin apo qejfin në Evropë”, shkruante ndër të tjera Nishani, shkrim për të cilin ka reaguar menjëherë Rama, ndërsa publikon dhe një video informuese mbi sistemin ETIAS.

“Fatkeqësisht e sërish, nishani i opozitës është dizinformimi dhe çoroditja e publikut shqiptar”, shkruan Rama, dhe shton ”Ja e vërteta e zbatimit të programit ETIAS nga Bashkimi Europian, ku shtetasit e vendeve PA VIZA me BE, sikurse Shqipëria, do të vijojnë të udhëtojnë PA VIZA në BE, por nga 2023 do t’u kërkohet që të marrin vetëm një autorizim elektronik online para nisjes, në funksion të një filtri digjital të BE kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe kërcënimeve shëndetësore. Vini Maskën në mendje kundër virusit të dizinformimit dhe çoroditjes.”

Më shumë

spot_img