Tirana
clear sky
-6.5 ° C
-6.5 °
-6.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Mër
6 °
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
11 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Tha se nuk do të marrë pjesë në samit, Varhelyi takon Vuçiçin në Beograd: Serbia duhet të jetë në Tiranë në 6 dhjetor

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, ka zhvilluar një  vizitë në Beograd, ku është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Gjatë takimit,  zyrtari i lartë i BE i ka thënë Vuçiç se Serbia duhet të marrë pjesë në  samitin e 6 dhjetorit që do të mbahet në Tiranë.

Komisioneri i BE-së i kërkoi gjithashtu Serbisë të ndihmojë Bashkimin Evropian për të zbatuar sanksionet e vendosura kundër Rusisë, sanksione, të cilat Serbia ende nuk i ka mbështetur.

“Jemi në një udhëkryq kritik. Procesi i zgjerimit po tërheq vëmendje, por po shohim destabilitet të madh gjeopolitik në kontinentin tonë. Kjo është arsyeja përse zhvillojmë një samit javën e ardhshme në Tiranë, ku liderët do të shkojnë për të diskutuar çështjet e rajonit. Nevojitet gjithashtu që Serbia të jetë në tryezën e Tiranës. Lideri i Serbisë duhet të vijë.”, mësohet të ketë thënë Varhelyi.

Ndërkohë ditën e sotme presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se nuk do të merrte pjesë në samitin që do të mbahet të martën në Tiranë, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti emëroi politikanin Nenad Rashiç në postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, i cili mbahej nga kryetari i dorëhequr i Listës Serbe, Goran Rakiç.

Ai e akuzoi Kurtin për terror ndaj serbëve të Kosovës, ndërsa informoi Varhelyin se do të marrë një vendim përfundimtar për Samitin e Tiranës gjatë ditëve në vijim.

Lexo edhe: Aleksandër Vuçiç NUK vjen në Tiranë më 6 dhjetor! Akuzon BE: Mund dhe të më vrisni, nuk e dorëzoj Serbinë

Më shumë


spot_img









spot_img