Tirana
broken clouds
19.1 ° C
19.1 °
19.1 °
60 %
3.3kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Tha se militantët e PS e kishin ofenduar, Policia e Tiranës nis hetimet për “dhunimin” e gazetarit dhe sqarimin e ngjarjes

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Renaldo Sharka ka bërë dje një kallëzim në Polici pas pretendimeve se është dhunuar fizikisht dhe është ofenduar nga militantë të Partisë Socialiste në qytetin e  Kavajës.

Policia e Tiranës njofton se mënjëherë pas kallëzimit ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 18.04.2021, shtetasi R. Sh., 23 vjeç, kallzon se në Kavajë, persona të paidentifikuar e kanë shtyrë dhe ofenduar atë. Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.”

Incidenti ka ndodhur dje në një takim të Partisë Socialiste në Kavajë, ku i pranishëm ka qenë dhe kryebashkiaku Veliaj. Gazetari Sharka pretendon se militantë të PS nuk e kanë lejuar të intervistojë kryebashkiakun dhe e kanë penguar në ushtrimin e detyrës.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar nga Policia e Tiranës në kushtet e flagrancës dhe 6 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

E. B., 38 vjeç, M. J., 44 vjeç dhe N. M., 34 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

•Më datë 18.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në gjendje të lirë për shtetasin G. C., 29 vjeç, sepse në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën e tij, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie për jetën e saj.

•Më datë 18.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 27 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase 22-vjeçare.

•Më datë 18.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B. S., 24 vjeç, pasi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ka kanosur një shtetas.

•Më datë 18.04.2021, shtetasi R. Sh., 23 vjeç, kallzon se në Kavajë, persona të paidentifikuar e kanë shtyrë dhe ofenduar atë. Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img