Xhemal Loka, bashkëshorti i të ndjerës Bedrie Loka është arrestuar nga Policia e Durrësit si person i dyshuar që ka ushtruar dhunë ndaj 41 vjeçares dhe e ka shtyrë atë drejt vdekjes. Nëna e katër fëmijëve i dha fund jetës me fostoksinë pas dhunës dhe bullizimit në "Tik Tok".
Para se të arrestohej, Xhemal Loka është shprehur në polici se personi që kishte hapur llogarinë false në rrjetin social "Tik Tok" ishte gjetur dhe ajo ishte kushërira, vajza e tezes së Bedrie Lokës.
Mirëpo, duket se uniformat blu kanë dyshime mbi vërtetësinë e këtyre deklarimeve. Gazetarja Klodiana Lala është shprehur mbrëmjen e kësaj të hëne në "Opinion" se Policia ka dyshime se ka qenë vetë shtetasi Xhemal Loka ai që ka hapur llogaritë për denigrimin e gruas në "Tik Tok".
Postimi denigrues me foton e 41-vjeçares ne Tik Tok
"Ajo që ka lënë dyshimet e para nga policia, kanë qenë 2 momente, së pari, bashkëshorti kishte fshehur telefonin e tij dhe nuk e dorëzonte në polici, e ka përdorur dhe djali i mitur. Me atë telefon, djali e thotë se herë pas here, i bënte video mamit dhe babit dhe ja dërgonte motrës dhe i thoshte se si mund të zgjidhej.
Momenti i dytë, ai ka pasur një alibi të gatshme, çka do të thotë se vetë policia tashmë dyshon se është bashkëshorti i arrestuar që e ka hapur këtë faqe në TikTok sepse e ka pasur alibi.
Akoma nuk është e provuar. Denoncimi i Bedrie Lokes është pa autor. Bashkëshorti thotë mes të tjerash në referimin e parë në polici “ka pasur ankth dhe stres për shkak të TikTokut, unë ja kam falur këtë gjë”. Nuk është vetëm kjo video, por janë dhjetëra video të tjera ku dëshmohet dhuna sistematike", u shpreh gazetarja.