Tirana
broken clouds
16 ° C
16 °
16 °
39 %
1.5kmh
75 %
Pre
14 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
13 °
Mar
14 °
E premte, 16 Prill, 2021
spot_img

Tha se ishte kërcënuar se filmoi incidentin e Blendi Klosit, Policia e Beratit merr në pyetje qytetarin: Nuk pranon të bëjë kallëzim

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Xhimi Gjishti, banori i fshatit Drenovicë në Berat, është marrë në pyetje nga Policia pasi në media është shprehur se është kërcënuar, meqë filmoi incidentin dje në takimin e ministrit Blendi Klosi.

“Unë thjesht një fshatar dhe filmova për qejfin tim, për punën që s’jemi të kënaqur me pushtetin, filmova dhe e hodha videon. Tani më kërcënojnë, më thonë pse e hedh videon pa dijeninë tonë. Më kanë marrë në telefon me numër të fshehtë dhe më kanë fyer e ofenduar. Në telefon më kanë bërë sharje, por kërcënime jo, se e kam mbyllur telefonin. Kam frikë për serat, se kam disa sera”, ka thënë Gjishti për mediat.

Qytetari është shprehur se nuk ka bërë kallëzim pasi nuk ka besim te Policia, ndërsa Blutë e Beratit sqarojnë se ky shtetas nuk ka pranuar të bëjë kallëzim kur është marrë në pyetje.

“Drejtoria Vendore e Policisë Berat, nisur nga një lajm i publikuar në media për një shtetas i cili pretendon se është ofenduar dhe kanosur me numër të fshehtë nëpërmjet telefonit sqarojmë opinionin publik se:

Nga shërbimet e DVP Berat menjëherë është organizuar puna dhe është marrë takim me shtetasin E.Gj nga fshati Drenovicë, i cili nuk ka pranuar të bëjë kallëzim dhe të spjegojë rrethanat dhe motivin e ngjarjes dhe nuk është gjetur e sekuestruar asnjë provë materiale nga hetimet paraprake.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat fton të gjithë qytetarë të kallzojnë çdo rast ku cënohen të drejtat e tyre dhe çdo rast të paligjmërisë”, njofton Policia.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img