Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tha se e dhunuan në polici, dalin pamjet kur marokeni rrihet barbarisht nga dy kamarierë në Durrës (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Tha se e dhunuan në polici, dalin pamjet kur marokeni rrihet barbarisht nga

Mediat kanë siguruar pamjet e dhunës së dy kamarierëve të një lokali në lagjen nr.6 në Durrës, ndaj një shtetasi maroken i identifikuar si Elmedi Nouak. Ai kishte disa muaj që jetonte në Durrës, por ishte bërë një shqetësim për banorët e zonës.

Në pamjet që do të shihni më poshtë vërehet se dy kamarierët e dhunojnë duke e goditur me grushte dhe me shqelma në sy të klientëve.

https://www.youtube.com/watch?v=qEBdX_ddvZs

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datë 19, ndërkohë që policia reagoi zyrtarisht duke njoftuar se është dhunuar nga kamarierët, pasi kishte shqetësuar klientët.

Pas ngjarjes policia shoqëroi një nga kamarierët në komisariat, si dhe shtastin maroken, i cili u ankua se më herët ishte dhunuar nga policia dhe ishte lënë disa ditë pa bukë.  

Sqarim nga DVP Durrës

Në lidhje me një ngjarje të publikuar në media se ndaj një shtetasi maroken është ushtruar dhunë nga ana e Efektiveve të Policisë Durrës, ju bëjmë me dije se:

Salla Operative e DVP Durrës, më datë 19.05.2021, rreth orës 07:30 është njoftuar nga Shërbimi i Urgjencës së Spitalit Rajonal Durrës për t’i ofruar mbështetje pasi kishin problem me një shtetas të huaj.

Menjëherë Shërbimi i Patrullës së Përgjithshme ka marrë kontakt me personelin e urgjencës, të cilët janë shprehur se shtetasi i huaj kishte qëndruar gjatë natës në spital për ndihmë mjekësore dhe në mëngjes është larguar, por është rikthyer përsëri duke shqetësuar personelin mjekësor dhe krijuar trazira në ambientet e urgjencës.

Në kushtet e mësipërme është bërë shoqërimi i shtetasit në fjalë në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, me gjeneralitete të vetëdeklaruarara, me shtetësi marokene, M.N, 29 vjeç.

Gjatë shoqërimit në komisariat te ky shtetas janë konstatuar shenja dhune dhe nga verifikimet e kryera, rezultoi se ky shtetas është dhunuar nga shtetasi E. V., 30 vjeç, banues në Durrës, i cili punon si kamarier në një lokal në lagjen nr 6, Durrës.

Shtetasi E. V., është shoqëruar në ambientet e komisariatit për sqarime të mëtejshme ku ka deklaruar se shtetasi maroken kishte shkuar me sy të nxirë, në gjendje të dehur në ambientet e lokalit ku ai punon duke shqetësuar klientët.

Pasi i ka kërkuar të dalë nga ambientet e lokalit ai e ka kundërshtuar duke e goditur, dhe për vetëmbrojtje e ka goditur edhe shtetasi E.V., duke i shkaktuar dëmtime.

Shtetasi E.V është proceduar penalisht nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës për veprën penale ‘‘Plagosja e lehtë me dashje“.

Gjatë ditës nga qytetarë të ndryshëm është telefonuar në Sallën Operative të DVP Durrës të cilët kanë njoftuar se një shtetas i huaj në vendin e quajtur ” Sheshi Pranvera” është konfliktuar me kalimtarë të rastit.

Menjëherë ka shkuar Patrulla e Policisë, të cilët kanë konstatuar të njëtin shtetas maroken në gjendje të dehur dhe gjatë kontrollit të tij fizik i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa. Shtetasi maroken u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhim dhe shitje te lëndëve narkotikeve”.

Në vijim të veprimeve grupi hetimor ka sekuestruar edhe pamje filmike.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës garanton çdo qytetar që në rastin e lartpërmendur ka respektuar me rigorozitet të gjitha procedurat ligjore.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll