Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Tha se do t’i jepte fund luftës për 24 orë, Zelensky i përgjigjet Trump-it

Shkruar nga Newsbomb
Tha se do t’i jepte fund luftës për 24 orë, Zelensky i

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i ka bërë thirrje thirrje Joe Biden dhe Donald Trump që të vizitojnë Ukrainën dhe të shohin në vijën e parë të luftës.

I pyetur për deklaratën e bërë nga Trump i cili tha se nëse do të rizgjidhet në krye të SHBA-ve do t’i jepte fund për 24 orë luftës në Ukrainë, Zelensky tha se nuk e kuptonte sesi një gjë e tillë mund të ndodhte.

Ai nuk mund ta zgjidhë këtë problem, këtë tragjedi me mua. Do ta pres ish-presidentin në vijën e frontit që t’i shpjegoj gjithçka dhe ai do të shpjegojë mendimet e tij, ndoshta ai ka disa ide. Nuk e di”, u shpreh Zelensky.

Sipas presidentit ukrainas, Trump do të ndryshojë mendje kur të shohë frontin e luftimeve dhe do të bindet se Putin është armiku i vetëm.

‘’Trump do të shohë se çfarë po ndodh, dhe pas kësaj, unë mendoj se ai do të ndryshojë mendjen e tij dhe të gjithë e kuptuam se nuk ka dy anë të kësaj lufte: Ka vetëm një armik, dhe ky është pozicioni i Putinit ”, tha Zelensky.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese