Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Tezja mes lotësh rrëfen sekretin e Bujar Nishanit: Kur u bë President i shkoi gjyshit te varri dhe…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tezja e presidentit Bujar Nishanit gjatë ceremonisë përkujtimore për të, në ditën e tij të lindjes, ka rrëfyer një ndër sekret e familjes së tyre.

Mes emocionesh dhe lotësh, ajo ka rrëfyer se Bujar Nishani nuk donte që të ndiqtë karrierën ushtarake, mirëpo plotësoi dëshirën e gjyshit të tij i cili dëshironte që të shkonte në shkollën “Skëndërbej”.

Më tej, tezja tregon se ditën që Bujar Nishani u bë President shkoi te varri i gjyshit të tij për ti thënë vetëm dy fjalë: Gjysh u bëra Gjerneral ashtu si doje.

Ndër të tjera ajo ka theksuar të gjitha virtytet e presidentit dhe sa njeri i mirë ka qenë ai me të gjithë.

“Jam shumë krenarë që ime motër pati një djalë si Bujari. Doja të sillja diçka nga fryma e saj, sepse para një viti. E pa zoti që nuk arriti të merrte madatën, nuk do ta përballonte dot sepse Bujari ishte dobësia e saj. Ditën që morëm madatën thashë shyqyr që Tefta iku.

Do të flas për atë që Bujari për fëmijërin e tij ishte një fëmijë i bukur, i urtë,  i mençur. Në të gjithë etapat e arsimit i kaloi në mënyrën e shkëlqyer. Në të vërtetë Bujari nuk e kishte pasion, ishte një sekret ky i familjes tonë, që të ndiqtë karrierën ushtarake, ishte gjyshi i tij meqenese kishte humbur djalin 17 vjeç  Bujarin e donte që të shkonte në shkollën Skëndërbej. Bujari nuk ja prishi dhe Bujari u bë Gjeneral dhe ditën që u votua si president e urova dhe më tha nesër Lola do shkoj te varri i gjyshit dhe do i them “Po gjysh u bëra gjerneral ashtu si ti doje”.

Ishte një njeri i mirë, kishte një mirësi të jashtëzakonshme, ishte i dashur me të gjithë, ishte gojë ëmbël. Unë nuk mbaj mend ta kem dëgjuar Bujarin të ishte në situata fyese. Ishte i mirë, shumë i mirë dhe virtyti tjetër ishte modest. Bujari arriti majat e karrierës së tij, por në rrethin tonë ne nuk e ndjemë që ishte i pari i vendit sepse ishte modest.

Për këto arsye dhe shumë të tjera unë do ti thoja në këtë ditë të lindjes do ti thoja Bujarit, je shpirti jonë të duam shumë, ke ngelur me këto virtyte që ke, jemi krenarë që të kemi. Në çdo ditëlindje ti do jesh te familja jote, unë e mendoj të gjallë. Ti do jesh gjithmonë mes nesh”, tha ajo.

Më shumë




spot_img








spot_img