Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tezja e 8-vjeçarit që u vra nga Klodian Çalamani hedh dyshime: Autori s’ka qenë vetëm, të bëhet ekspertiza

Shkruar nga Newsbomb
Tezja e 8-vjeçarit që u vra nga Klodian Çalamani hedh

Tezja e Matos Vasliu ka folur në lidhje me ngjarjen që trondi të gjithë vendin, ku 8-vjeçari u vra dhe u gropos nga Klodian Çalamani.

Ajo ka hedhur dyshime se Çalamani nuk ka qenë autori i vetëm në këtë  ngjarje, por që ka pasur edhe një person tjetër.

E prekur nga ngjarja e rëndë, ajo kërkoi që e vërteta të zbardhet sa më parë.

“Po i lajmë faqet me lot. Po dëgjoj shumë gjëra në media. Kush e pa Meteon që shkoi bleu bukën, kush e dëgjoi Mateon duke i thënë përse ma ngacmon mamin? Nga dolën të gjitha këto. Po pikëllohemi akoma më shumë. Ekspertiza të kryhet, t’u merret edhe fija e flokut”, është shprehur ajo për me “Zemër të hapur”.

Ka qenë një grua në moshën e mamasë tënde?

Adriana: Po

Ju thoni që Çalamani nuk ka qenë i vetëm? Kush është personi që mund ta ketë shtyrë, është brenda familjes së motrës?

Adriana: Patjetër që brenda do të jetë.

Keni ndonjë dyshim?

Adriana: Nuk di të them me detaje se kush është, por duhet të merret ekspertizë dhe ajo të varet  Me kanë informuar që motra mbrëmë ka qenë në polici, por nuk e di për çfarë.  Duhet të dalë e drejta sepse do dëgjoj shumë gjëra në media. Çfarë janë të gjitha këto…Kush ishte prezent, kush i nxori këto fjalë?

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll