Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Teza e provimit skandaloze”, maturantët paralajmërojnë protestë nesër para Ministrisë së Arsimit

Shkruar nga Newsbomb
“Teza e provimit skandaloze”, maturantët

Maturantët kanë paralajmëruar se nesër në orën 10:00 do të mblidhen para Ministrisë së Arsimit për të protestuar.

Nxënësit shprehen se në provimet e hartuara të Maturës Shtetërore kishte pyetje të vështira, të cilat ishin jashtë programit.

Edhe pak ditë më parë nxënësit u ngritën në protestë dhe kërkonin që lënda me zgjedhje të ripërsëritej. Në lidhje me protestën e maturantëve reagoi edhe ministrja Evis Kushi, e cila tha se ankesat po shqyrtohen.

Më datë 9 qershor maturantët dhanë provimin e gjuhës së huaj, më datë 11 qershor iu nënshtruan provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, më 17 qershor provimit të Matematikës dhe me 24 qershor provimeve me zgjedhje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu