Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Tetori Rozë" nuk i sensibilizoi gratë: Depistimet për janar-gusht ranë me 40%

Shkruar nga Newsbomb
"Tetori Rozë" nuk i sensibilizoi gratë: Depistimet për

Mbyllja e “Tetorit Rozë” i njohur në mbarë botën si muaji kushtuar ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit për kancerin e gjirit, pritet të përkojë me përkeqësim të vëmendjes së grave në Shqipëri për kryerjen e kontrolleve me qëllim zbulimin e hershëm të sëmundjes.

Sipas të dhënave të raportit të monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë për periudhën janar- gusht 2023 numri i grave të depistuara për kontrollin e qafës së mitrës ra 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sasia faktike e kontrolleve për janar-gusht 2023 ishte 7,029 depistime kundrejt totalit të 10,400 grave që kryen kontrolle në 2022.

Përkeqësim në numrin e depistimeve pati edhe për kancerin e gjirit. Rënia e numrit të tyre është 43% kundrejt të njëjtës periudhë të 2022-t. Përgjatë janar-gusht 2022 kanë kryer kontrolle për kancerin e gjirit 5,423 gra kundrejt 3,090 që kanë kryer kontrolle përgjatë të njëjtës periudhë 2023.

Sipas drejtueses të Shërbimit Onkologjik në QSUT depistimi bëhet për të kapur herët ose për të parandaluar një sëmundje. Depistimi i kancerit në qafën e mitrës kryhet nga Shërbimi Parësor.

“Ne trajtojmë rastet që zbulohen nga depistimi. Ato që vinë tek ne nuk varen plotësisht nga depistimi. Fillimisht ato shkojnë ne maternitet kur dalin te dyshimta e aty behet filtri i parë. Ndërsa rastet e avancuara vinë direkt në onkologjik”, pohon ajo.

Depistimet e shënuan rënien më të lartë në 2020 përgjatë pandemisë së Covid-19 për shkak të kufizimeve dhe frikës për infektime. Tendenca e rënies së kontrolleve në pandemi ishte globale. Vonesa ne depistimet e hershme për kancerin e gjirit dhe të zorrës të trashë në 2020 pati edhe në SHBA (këto në SHBA përbëjnë 1/6 të vdekshmërisë nga tumoret). Studiuesit paralajmëruan se si rezultat i vonesës në diagnostikimin e hershëm, numri vdekjeve do të arrijë pikun 1-2 vitet e ardhshme.

Sipas të dhënave të raportit të monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë për janar -gusht 2020 u kryen 1,760 kontrolle për kancerin e gjirit. Kontrollet u shtuan 18% për të njëjtën periudhë të 2021-it. Ndërsa numri i depistimeve për kancerin e qafës së mitrës në 2020 arriti në 5,685 kontrolle. Për të njëjtën periudhë të 2021 kontrollet ranë 22%.

Edhe në vend onkologët paralajmëruan më herët se rënia e depistimeve e shoqëruar me plakjen e popullsisë pritet të rrisë rastet e shtuara me kancer në 10 vitet e ardhshme, shkruan Monitor.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese