Hapësire reklamuese

Rajoni

Tetë viktima nga Covid dhe qindra raste të reja gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut (SHIFRAT)

Shkruar nga Newsbomb

Tetë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Autoritetet maqedonase bëjnë me dije se gjatë ditës së fundit janë testuar 1841 persona dhe kanë rezultuar pozitivë 225 prej tyre.

Prej rasteve të reja 120 janë në Shkup, 10 Kumanovë, 8 Shtip, 15 Prilpe, Tetova 17, Struga 6, Manastiri 7, Ohri 4, Gostivar 1, Gjevgjeli 3, Strumicë 13, Kriva Pallankë 2, Koçani 6, Probishtip 2, Berovë 3, Vinicë 1, Dellçevë 1, Sveti Nikole 3, Kërçovë 2 dhe Negotinë 1.

Kujtojmë që deri më tani në Maqedoninë e Veriut 768 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 19.096.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll