Hapësire reklamuese

Rajoni

Tetë raste dhe një viktimë nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
Tetë raste dhe një viktimë nga koronavirusi në 24 orët

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielën se një person ka vdekur dhe janë regjistruar tetë raste të reja me koronavirus.

Sipas raportit ditor të MSH-së, rastet e reja dolën pas testimit të 2.112 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë.

Gjatë 24 orëve janë shëruar edhe nëntë pacientë, ndërkaq raste aktive janë 174.

Kosova në total ka regjistruar 107.653 raste me COVID-19. Prej tyre, 2.225 pacientë kanë vdekur dhe 105.227 janë shëruar.

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 965 persona kundër koronavirus. Në total, Kosova ka administruar 133.868 doza të vaksinës, ndërkaq 17.811 qytetarë janë vaksinuar plotësisht.

Më 15 qershor, në Kosovë ka nisur fushata e vaksinimit masiv. Autoritetet mëtojnë që deri në fund të vitit të vaksinojnë 60 për qind të popullatës.

Aktualisht, vaksinimi po kryhet me dozat që Kosova ka marrë donacion nga Bashkimi Evropian dhe nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ndërkaq, vaksinat e kompanisë Pfizer, me të cilën Qeveria ka nënshkruar kontratë për blerjen e 1.2 milion dozave, nuk dihet se kur do të arrijnë në Kosovë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.