Tirana
light rain
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
1.5kmh
20 %
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Tetë influencerë të rrjeteve sociale nën akuzë për krijimin e skemave “pump and dump”

Lajme të ngjashëm

Prokurorët amerikanë njoftuan këtë të mërkurë se kanë ngritur akuza mbi tetë persona të dyshuar si të përfshirë në një skemë mashtrimi duke përdorur rrjetet sociale Twitter dhe Discord për të manipuluar bursat.

Sipas prokurorëve të Distriktit të Teksasit Jugor, ata kanë përfituar rreth 114 milionë dollarë, duke u hequr si tregtarë të suksesshëm të bursave në platformat sociale dhe duke bërë aty reklama për të krijuar skemat e quajtura si “pump and dump”, ku një apo disa aksioneve apo monedhave vitruale i rritet vlera artificialisht dhe më pas tërhiqen paratë duke e çuar atë drejt falimentimit.

Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim (SEC) tha se ka ngritur akuza civile kundër të pandehurve në skemë, duke pretenduar se shtatë prej tyre përdorën Twitter dhe Discord për të rritur aksionet. Ata thanë se i teti u akuzua për ndihmë dhe nxitje të skemës me podcast-in e tij.

Personat e akuzuar janë banorët e Teksasit Edward Constantinescu, Perry Matlock, John Rybarczyk dhe Dan Knight, së bashku me Gary Deel dhe Tom Cooperman nga Kalifornia, Stefan Hrvatin nga Miami dhe Mitchell Hennessey nga Hoboken, New Jersey.


Më shumë