Hapësire reklamuese

Aktualitet

Testohen 115 policët e Vlorës, disa rezultojnë "përdorues droge", nis hetimi disiplinor

Shkruar nga Newsbomb
Testohen 115 policët e Vlorës, disa rezultojnë

Gjashtë efektivë të Policisë së Vlorës kanë dalë pozitivë në testin e drogës që u ëhstë bërë, bazuar në urdhrin ekryepolicit Gledis Nano, shkruan neësbomb.al. Prej një jave testimi ka nisur në drejtoritë kryesore në disa qarqe të vendit.

Në total testit të drogës në Policinë e Vlorës i janë nënshtruar 115 efektivë, 6 kanë dalë përdorues. Numri i efektivëve që kanë rezultuar pozitivë në rang qarku në Vlorë mësohet se ka shkuar në 15.

Mësohet se pas këtyre rezultateve, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka nisur hetim disiplinor për efektivët që sipas testit kanë dalë përdorues droge. Nuk dihet nëse ata i kanë pranuar këto rezultate, apo do t'i kundërshtojnë ato siç ka bërë një pjesë tjetër.

Në Tiranë 11 efektivët e parë që dolën përdorues droge, i janë nësnhtruar një analize të dytë dhe dje kanë dalë negativë. Pra, që nuk janë përdorues droge. Nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, pas këtyre rezultateve kontradiktore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu