Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
4.6kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
27 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
26 °
E hënë, 16 Maj, 2022
spot_img

Testimi i gardianëve, provim me shkrim, fizik dhe me gojë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në vazhdën e testimeve që ka ndërmarrë qeveria, edhe gardianët do t’i nënshtrohen provimit. Me urdhërin e ministrisë të Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka filluar përgatitjet për zhvillimin e testimit. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve,  Artur Zoto, pohon se programi tashmë është hartuar dhe të gjithë efektivët do të testohen për njohuritë e tyre.

Siç raporton edhe Gazeta Shqiptare, janë 3 mijë gardianë të cilët do marrin pjesë në testim dhe fazat e testimit do të jenë tre:

-Faza e parë  është provimi me shkrim

-Faza e dytë është intervistimi

-Faza e tretë është testimi fizik

Pas përfundimit të fazës së parë me shkrim, gardianët do t’i nënshrohen një interviste nga një komision i posaçëm i cili, do vlerësojë gjëndjen e tyre psikologjike.

Faza e tretë pritet të jetë edhe faza më e vështirë, pasi p-ër testimin fizik si bazë janë marrë normat e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Policinë e Shtetit.

Gardianët do të testohen për njohuritë e tyre mbi Ligjin për Policinë e Burgjeve, Kodin e Etikës si dhe njohuritë mbi Konventën europiane për të drejtat e njeriut.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img