Hapësire reklamuese

Politikë

Testimet në masë, Rama: Nuk e vendos qeveria sa teste bëhen e sa nuk bëhen, PD ia fut kot. PIKË!

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_319651" align="alignnone" width=""]Edi Rama[/caption]

Kryeministri Rama ka reaguar sërish, për të disatën herë, në lidhje me kërkesën e vazhdueshme të Partisë Demokratike për testimet masive të popullatës, si rezultat i përhapjes së koronavirusit në vend.

Përmes një shënimi në twitter, Rama sqaron se numrin e testimeve nuk e vendos qeveria, por Komiteti Teknik i Ekspertëve. Kreu i qeverisë ka ironizuar selinë blu kur thotë se "A mundet dikush t'ia thotë PD se qeveria nuk vendos sa teste bëhen a nuk bëhen?! Aq më pak qeveria mund të marrë mendjen e PD-së për këtë punë!"

"PD ia fut kot dhe pikë", shkruan Rama.

Postimi i plotë i Ramës

A mundet dikush t'ia thotë PD se qeveria nuk vendos sa teste bëhen a nuk bëhen?! Aq më pak qeveria mund të marrë mendjen e PD-së për këtë punë! Strategjinë e testeve e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe PIKË! Qeveria zbaton ato që vendos Komiteti dhe PIKË! PD i'a fut kot. PIKË!

Capture_copy.PNG

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu