Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
23 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Testi ishte i vështirë”, maturantja i ankohet Ramës: Na morën në qaf me provimin e matematikës! Po na bëjnë kurban për universitetet private

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sot është zhvilluar provimi i matematikës për maturantët, provimi i tretë pas gjuhës së huaj dhe Gjuhë-Letërsisë. Edhe për këtë provim pati problematika, pasi menjëherë sapo maturantët u futën në klasa, teza e provimit u postua në rrjete sociale.

Ndërkaq një maturante, Melina H. i ka shkruar në koment kryeministrit Rama, lidhur me pakënaqësitë dhe vështirësitë që kanë hasur. Ajo thotë se ishte shumë i vështirë për t’u kuptuar dhe për t’u zgjidhur, duke hedhur dyshime mbi aftësinë e zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit.

Melina H., shkruan se patën shumë stres pasi në klasa kishin mbikqyrës që silleshin si xhandarë dhe jo si administratorë provimesh.

Ankesa e maturantes: Me këtë provimin e matematikës na morën më qaf zoti kryeministër. Ishte një test shumë i vështirë për tu kuptuar jo më për tu zgjidhur sepse atje në ministri duhet të ketë shumë të paaftë që kanë bërë këtë test çyryk. Patjetër që do kenë ngrënë ndonjë lug çorb gjëkundi për të na bërë kurban për universitetet private. Ky test ishte dëshmi e gjallë e humbjes së besimit të maturantëve për institucionet arsimore. Na basarduan fare, jepini fund ëndrrës tonë për tu arsimuar edhe tek provimi i fundit që ka ngelur dhe pastaj detyrimisht ne marrim rrugën për të ikur nga ky vënd. Ne nëpër klasa nuk patëm administrator por xhandarë të ardhur nga ministria. Boll stres 2 vjet pa mësim, na duhej dhë ky test shkatërrimtar për të ardhmen tonë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img